Pas akuzave për ryshfet, në Ukrainë hartohet një projektligj për transparencë - NACIONALE

Pas akuzave për ryshfet, në Ukrainë hartohet një projektligj për transparencë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia në pushtet në Ukrainë të martën hartoi një projektligj me të cilin synohet fuqizimi i transparencës në blerjet ushtarake, pasi një kontratë për furnizimin e ushtrisë me ushqim u bë subjekt i akuzave për korrupsion të profilit të lartë.

Ekipi i presidentit Volodymyr Zelensky po mundohet që të vendosë një qëndrim të ashpër kundër ryshfetit, pasi Ministria e Mbrojtjes u akuzua nga një medium për shpenzim të tepruar për ushqim. Ministria i mohoi akuzat.

Anastasia Radina, shefe e komisionit parlamentar për çështje kundër korrupsionit, tha se ky projektligj do ta bëjë të detyrueshëm publikimin e çmimeve që paguhen për produkte dhe shërbime që blihen për ushtrinë në një uebfaqe shtetërore.

Radina, anëtare e partisë së presidentit Zelensky, Shërbëtori i Popullit, që është në pushtet, tha se kjo masë nuk do të vlejë për blerjen e armëve, raporton agjencia “Reuters”.

“Ne jemi të detyruar që të sigurojmë një nivel të transparencës në prokurimin për ushtrinë, nën të cilin skandale të tilla thjesht nuk do të ngrihen. A mund të bëhet kjo në një mënyrë që nuk i shpërfaq konsumatorët dhe furnizuesit ndaj rreziqeve shtesë? Po”- tha ajo.

Vitin e kaluar, kur Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës, shpenzimet e këtij vendi në fushën e mbrojtjes arritën në rreth 32,5 për qind të prodhimit vendës bruto, sipas kryetarit të Këshillit të Sigurisë, Oleksiy Danylov.

Projektligji ëshë dërguar në kuvend për diskutim dhe duhet të miratohet me dy të tretat e votave para se të nënshkruhet nga presidenti për t’u bërë zyrtarisht ligj.

Lajme të ngjashme