Partia e saj s’ka vota, Gërvalla i thotë opozitës “humbës të dobët” pasi refuzuan votimin e fshehtë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka quajtur opozitën “humbës të dobët” anise partia e saj po dështon ta zgjedhë kryeparlamentarin tash e shtatë seanca.
Ky reagim i saj ka ardhur pasi opozita refuzoi të votojë në mënyrë të fshehtë për kryeparlamentarin.
“Bllokada vazhdon.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit, si mundësi për zhbllokim të proceseve.
Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë, ndaj deputetëve të tyre mosbesim total.
Humbës të dobët” – ka thënë ajo.