Parashikimi i motit për sot në Kosovë - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë së dielës, Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës parasheh mot me diell dhe me vranësira.

Sipas IHMK-së, në disa vende mund të ketë edhe riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i Motit për vikend (11 & 12 shkurt 2023)!

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të

pjesëshme. Vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Në mëngjes për rrethë relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasesit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Lajme të ngjashme