Haradinaj për Thaçin dhe të tjerët: Uroj të jenë në mesin tonë sa më shpejt, po mbahen atje padrejtësisht
Ish-kandidati i AAK-së për Komunën e Prishtinës, Daut Haradinaj ka folur për ish-Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në Hagë.
Haradinaj është shprehur se Thaçi dhe të tjerët janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë, dhe i njëjti ka uruar që sa më shpejt të jenë në mesin tonë.
Në një emision në T7, Haradinaj është pyetur se nga kush do ta dëshironte të pranonte një telefonatë, dhe i njëjti ka deklaruar se këtë do ta priste nga Hashim Thaçi.
“Do t’i kisha uruar që sa më shpejtë të jetë në mesin tonë, së bashku me të tjerët, sepse e meritojnë. E meriton sepse është duke u mbajtur atje padrejtësisht." - ka thënë Haradinaj.
