Parashikimi i motit për sot, mëngjesi me ngrica - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot, mëngjesi me ngrica

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mot më stabil parashihet për ditën e mërkurë, me vransira e intervale me diell. Në mëngjes ngrica, me temperatura minimale prej -4C e -1C.

Temperaturat maksimale 10C deri 12C. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi 6-12m/s.

Mbetet mot stabil edhe të enjten e të premten, me temperatura në rritje përreth vlerave normale prej 15C e 17C.

Të shtunën, do të ketë intervale me diell, derisa pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

Lajme të ngjashme