Parashikimi i motit për sot
Në fundjavë kryesisht me kthjellime e diell dhe më butë. Mëngjeset me ngrica, deri në -3C minimalja të shtunën, e maksimalet arrinë deri në 12C e 16C.
Në fillim të javës së ardhshme vransira e intervale me diell, por temperaturat maksimale prej 16C e 17C.
18.03 - Kthjellime e diell. Ngrica në mëngjes.
19.03 - Kryesisht me diell. Më ngrohtë gjatë ditës.
20.03 - Vransira e intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -3C ditën e shtunë, ndërkaq ato maksimale pas rënies në 6C ditën e enjte, në fundjavë shënojnë rritje deri në 16C.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.
Mot më i ngrohtë po parashihet gjatë javës së ardhshme, në bazë të llogaritjeve të fundit të trendeve javore. Të reshurat mund të jenë më të pakta, si një indikator i motit më të qëndrueshëm, me më shumë diell.