Paralajmëron Xhavit Haliti: Në shtator mund të ketë zgjedhje, mund të bie Qeveria Kurti
Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka qenë mbrëmë i ftuar në televizionin Tëvë 1, ku ka folur për shumë tema politike.
Gjatë bisedës në emision, Haliti ka dhënë një parashikim, duke thënë se mundësi të ketë zgjedhje në shtator.
“Unë po besoj që nëse Kurti nuk nënshkruan, do të bie nga pushteti. Nëse nuk ka implementim, do të ketë zgjedhje të reja. Figurativisht, është diskutuar në qarqe të caktuara që mund të bie Qeveria Kurti dhe mund të ketë zgjedhje në shtator. Pra, kjo ndodhë nëse nuk i kryen detyrat që i kanë ngarkuar. Nuk jemi aq të fortë, sa të bëjmë rezistencë të tillë.” - deklaroi Haliti në Tëvë 1.
“Qeveritë e Kosovës e kanë shtyrë 10 vite për ta zbatuar marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel. Unë me sa shoh, Perëndimit po i ngutet dhe duan ta përfundojnë marrëveshjen sa më shpejtë, duan t’i përcaktojnë raportet, t’i ndajnë secili për vete përgjegjësitë.” - shtoi tutje Haliti.