Paralajmëron Borrell: Ndoshta duhet të largohemi më herët nga mbledhja, e të takohemi me Kurtin e Vuçiqin
Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka paralajmëruar një takim tjetër pikërisht për ditën e sotme me liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq.
Borrel para gazetarëve në Bruksel, ka thënë se mund të largohen më herët nga mbledhja e Këshillit Evropian, për t’u ulur sërish në një takim me dy liderët.
“Po vij nga një takim tjetër me Kosovën dhe Serbinë…Puna po vazhdon, ndoshta duhet ta lëmë mbledhen e KE-së dhe të tentojmë të ulemi sëish me dy liderët, të shohim të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut, nuk ka zgjidhje tjetër, rruga evropiane e dy shteteve ecën përmes dialogut.” – u shpreh ai.
Pak detaje
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është deklaruar përmes një cicërime në “X” rreth takimeve ndaraz që liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së kanë pasur në margjinat e samitit të KE-së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Michel shkroi pas takimit se “deeskalimi dhe kthimi në normalizim të marrëdhënieve (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” është gjë thelbësore"
“Me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe kolegët nga BE u takuam me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Deeskalimi dhe kthimi në normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Prej nga Këshilli Evropian që të diskutojnë edhe më tej”." - ka shkruar Michell.
With @JosepBorrellF and EU colleagues, met with PM @albinkurti and then with @avucic. De-escalation and return to normalisation of relations between Belgrade and Pristina is essential.
— Charles Michel (@CharlesMichel) October 26, 2023
I expect #EUCO to discuss further. pic.twitter.com/6rWXzSqqRp
Kurti e Vuçiq heshtin, por flet Rama
Kryeministri Albin Kurti ishte i pari që filli takimin me liderët evropiane, rreth orës 14:00 në një hotel në Bruksel.
Takimi zgjati rreth 30 minuta, dhe pas të njëjtit, nuk pati deklarim për media. Njëjtë edhe Vuçiq, i cili filloi takimin në orën 14:30, nuk u foli mediave pas përfundimit.
Por, përmes një shkrimi në Tëitter ka folur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për pranimin e propozimit të ri të BE-së. Rama përmes një shkrimi në Tëitter, ka thënë se kjo është një pikë kyqe.
"Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe." – ka thënë ai.
Rama tutje ka shtuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të punojnë ngushtë me partnerët perëndimor për zbatimin e marrëveshjes së arritur në shtator.
"Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve." – shkroi ai.
I commend the Prime Minister of Kosova for accepting the EU proposal to advance firmly towards a deblocking solution on ASM through self-management instruments as a framework for upcoming negotiations. This is indeed an important milestone. The leaders of Kosovo and Serbia should…
— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023
