Paralajmërimi për kolaps energjetik, kryeshefi i KEK “fajëson” ekipin e Kosova A1: Patën pasiguri - NACIONALE

Paralajmërimi për kolaps energjetik, kryeshefi i KEK “fajëson” ekipin e Kosova A1: Patën pasiguri

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Gramos Hashani pas paralajmërimeve për kolaps energjetik ka pretenduar se është keqkuptuar një “pasiguri” e ekipit të Kosova A që ta deklarojë kapacitetin për nesër.

Këto deklarata ai i ka bërë në një konferencë për media, ku dha shumë pak detaje e informacione rreth situatës së krijuar.

“Ne e kemi deklaru në mëngjes sot kapacitetin e prodhimit që kemi planifiku për nesër. Ka pasë një pasiguri nga ekipi i termocentralit Kosova A për të deklaruar atë kapacitet për nesër, kjo është keqkuptuar dhe janë dhënë deklarata me të cilat nuk merremi, që KEK për herë të parë pas 25 viteve nuk prodhon asnjë megawat brenda ditës” – tha ai, transmeton Nacionale.

Sipas Hasanit, nesër energjia nuk do të importohet 100 për qind dhe do të ketë prodhim të saj.

‘‘Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ta kenë këtë të qartë. Ne e kemi deklaruar në mëngjes sot, kapacitetet të prodhimit të cilat i kemi planifikuar për nesër. Ka pasur një pasiguri nga ekipi i termocentralit Kosova A për të deklaruar atë kapacitet për nesër, kjo është keqkuptuar dhe është dhënë deklarata të ndryshme, që ne nuk merremi me to që KEK për herë të parë pas 25 viteve nuk prodhon as një megavat brenda ditës. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi angazhuar në maksimum, dhe kemi bë atë korrigjim të deklarimit të kapaciteteve që njësia A3 do të prodhojë edhe nesër. Ne nuk merremi me deklaratat e KESCO-s, ne kemi komunikim të vazhdueshëm me ta sepse kemi edhe marrëdhënie kontraktuale, dhe i kemi partnerë strategjik. Ne do të prodhojmë energji elektrike nesër, nuk importohet energjia nesër 100%” – tha ai.

Lajme të ngjashme