Paparaci: Një nga tre gjyqtarët e lidhur me pushtetin caktohet për rastin Telekomi-Dardafon - NACIONALE

Paparaci: Një nga tre gjyqtarët e lidhur me pushtetin caktohet për rastin Telekomi-Dardafon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Franciska Zhitia, gjyqtare e Dhomës së shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale siç raporton Paparaci është caktuar në çështjen Telekomi-Dardafon. Zhitia ishte avancuar në detyrë nga pushteti.

Sipas raportimit, Zhitia është caktuar kryesuese e një trupi gjykues të Apelit të Komerciales, që do të vendosë për rastin Telekomi-Dardafon.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë në tetor të vitit të kaluar, Zhitia, bashkë me dy gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Komerciale, Faton Bajramin dhe Saranda Gogajn, ishin emëruar në Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Të tre janë përfshirë në gjykimin e lëndëve ku palë ka qenë pushteti: rasti “Rruga A” dhe rasti Telekom-Dardafon.” – thuhet në raportimin e Paparacit.

Duke klikuar KËTU mund ta lexoni raportimin e plotë.

Lajme të ngjashme