Pamje të çuditshme, qindra rusë u zhytën në ujë të ftohtë për të mbështetur luftën - NACIONALE

Pamje të çuditshme, qindra rusë u zhytën në ujë të ftohtë për të mbështetur luftën

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Pavarësisht nga dënimi i përhapur i pushtimit rus të Ukrainës, një pjesë e konsiderueshme e rusëve ende e mbështesin luftën kundër Ukrainës.

Një video nga qyteti lindor rus i Blagoveshchensk është bërë virale sot, duke treguar qindra njerëz me rroba banje duke u lagur me ujë në rrugë në mes të dimrit për të treguar "forcën" e tyre dhe për të mbështetur luftën në Ukrainë.

Në kohën e kësaj shfaqje të çuditshme rrugore, temperatura në qytet ishte -9 gradë Celsius. Francis Scarr, një gazetar i BBC-së që ndjek nga afër mediat ruse, ka publikuar videon.

"Qindra njerëz në qytetin rus të Blagoveshchensk u mblodhën për të treguar mbështetjen e tyre për pushtimin e Ukrainës duke derdhur ujë të ftohtë mbi veten e tyre. Dhe jo, nuk po bëj shaka", ka shkruar Scarr. /Nacionale/

Lajme të ngjashme