Pamje si në filma: Qysh u arrestua "Rusi" në veri nga Policia Speciale e Kosovës? - NACIONALE

Pamje si në filma: Qysh u arrestua "Rusi" në veri nga Policia Speciale e Kosovës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar, serbin me nofkën “Nemac” dhe “Rusi”, për sulmet ndaj KFOR-it, të datës 29 maj. Ne Twitter tashmë janë botuar pamjet nga momenti i arrestimit.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it
Prishtinë, më 23 qershor 2023
Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare - KFOR-it.
Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

Lajme të ngjashme