Pamje: Shpërthen rrahja gjatë një fluturimi në ShBA, njëri akuzon tjetrin se ishte agresiv ndaj familjes së tij
Në internet është shpërndarë shumë një video ku një burrë shihet duke sulmuar një burrë tjetër gjatë një fluturimi me aeroplan në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi e izolon personin tjetër me të dyja duart, duke u munduar që ta zërë ngushtë në qafë, ndërsa pasagjerët e tjerë mundohen që të ndërhyjnë. Dikush dëgjohet duke bërtitur: “Mos e godit prapë!”
Pasagjerët ndodheshin në një aeroplan që po fluturonte të hënën nga Dallasi për në Phoenix, raporton gazeta “Daily Mail”.
Sulmuesi, i cili ishte me bashkëshorten dhe fëmijët, e akuzoi burrin me tatuazhe se është ballafaquar në mënyrë agresive me familjen e tij, edhe pse dëshmitarët këmbëngulën se i sulmuari nuk kishte bërë asgjë të gabuar.
Në video, disa pasagjerë shihen duke u përpjekur për ta ndërprerë përleshjen. Megjithatë, porsa skena fillon që të qetësohet, sulmuesi i jen papritmas një grusht burrit me tatuazhe.
Më vonë, sulmuesi dëgjohet duke u munduar t’i arsyetojë veprimet e tij dhe thotë: “Tregoji se çfarë ndodhi! Ai m’u afrua mua me familjen time. Mos luaj me familjen time. Do të bie në burg, nëse i afrohesh familjes sime. Do të vdisja për familjen time. Do të ta rrah b***ën.”
Policia në Dallas konfirmoi se është përgjigjur për këtë incident, por asnjë person nuk është arrestuar.