Pamje: Nis takimi i Kurtit me kryesuesin e OSBE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht është duke mbajtur takim me kryesuesin e OSBE-së, ministrin e Jashtëm të Maltër, Ian Borg.
Takimi është duke u mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërkaq kryeministri po shoqërohet nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti.

Borg ka nisur vizitën e tij në Kosovë gjatë ditës së sotme, derisa paraprakisht u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryediplomaten Donika Gërvalla.

Të martën, OSBE doli me një komunikatë për media, ku kritikoi thirrjet e Listës Serbe për bojkotim të votimit të 21 prillit në katër komunat veriore.
Aty mes tjerash, përmendej edhe se KQZ-ja do të këshillohet që të shmang përdorimin e kamerave në qendrat e votimmit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka mbikëqyrur procesin duke respektuar kuadrin ligjor dhe do të këshillohet të shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në qendrat e votimit, të cilat do të kërkonin shqyrtim më të plotë dhe konsultim të duhur”.
“Për më tepër, pavarësisht nga deklaratat e fundit zhgënjyese politike partiake që dekurajojnë votuesit nga ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike, do t'u mbetet votuesve në secilën komunë që të vendosin nëse do të votojnë ose jo për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në proceset dhe institucionet demokratike është thelbësore për lehtësimin e normalizimit”.