Pamje nga vendi ku Harris pritej të mbante fjalim: Karriga e flamuj amerikan të braktisur - NACIONALE

Pamje nga vendi ku Harris pritej të mbante fjalim: Karriga e flamuj amerikan të braktisur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pamjet: Reuters

Para fjalimit të fitores së Donald Trump në Florida, një skenë krejtësisht tjetër ishte ne vendin e festës së natës zgjedhore të Kamal Harris në Uashington DC.

Siç raporton BBC, nënpresidentja aktuale pritej të fliste para turmave në Universitetin Hoëars, por kjo u bë e qartë se nuk do të ndodhte pas rezultateve.

Kështu, sipas pamjeve të publikuara nga “Reuters”, shihet se të mbledhurit kanë ecur për në shtëpi, duke lënë pas karriget boshe dhe flamuj amerikan të braktisur.

Pamjet: Reuters

Bashkudhëheqësi i fushatës së demokrates Kamala Harris, Cedric Richmond, më herët ka thënë se nënpresidentja nuk do t’u drejtohet mbështetësve gjatë natës, por pritet të flasë të mërkurën, raporton televizioni CNN.

“Ne ende kemi vota për të numëruar. Ende kemi shtete që nuk janë shpallur të mbyllura” – tha ai.

Njoftimi i tij erdhi kur televizioni CNN parashikoi fitore të Trumpit në dy shtete kyçe – Karolinë e Veriut dhe Georgia.

Lajme të ngjashme