Pamje: Momenti kur vetura e Policisë sulmohet me gurë nga huliganët e maskuar në veri - NACIONALE

Pamje: Momenti kur vetura e Policisë sulmohet me gurë nga huliganët e maskuar në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

RTV “Dukagjini” ka botuar një video në faqe ne tyre të Facebook, duke shkruar se është momenti kru vetura e Policisë së Koosvës sulmohet nga serbë të maskuar në veri të Kosovës.

Në pamjet e publikuar, shihen disa huliganë serbë të cilët e sulmojnë një veturë të Policisë. Për këtë sulm ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime.” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme