Palokaj: BE po punon me Shqipërinë ta izolojë Kosovën në rajon - NACIONALE

Palokaj: BE po punon me Shqipërinë ta izolojë Kosovën në rajon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Augustin Palokaj, gazetar veteran dhe korrespondent i Kohës në Bruksel, ka thënë se BE-ja po punon me Shqipërinë në mënyrë që ta izolojë Kosovën në rajon.

Palokaj, raporton KOHA, të këtë thënë se BE-ja nuk ka mirëkuptim për Kosovën, teksa ka shtuar se po kërkohet nga zyrtarët e Shqipërisë të bëhën ndërkombëtarë në raport me Kosovën.

Nga shumë nga deputetët e Parlamentit Evropian u dëgjua se po tolerohet Vuciqi i cili shkon në darkë me Sheshelin, bashkëpunon me Rusinë, qorton BE-në dhe ka krijuar atmosferë frike brenda Serbisë. Duhet ta kemi të qartë se PE është parlament dhe të mos krijohet përshtypja në Kosovë se në Bruksel ka mirëkuptim për Kosovën, sepse në këtë moment nuk ka. Nuk ka nga Komisioni Evropian, nuk ka nga shërbimi i veprimit të jashtëm dhe nuk ka nga shumica e shteteve anëtare”, ka thënë Palokaj.

Me Shqipërinë po punojnë edhe për izolimin rajonal të Kosovës, pra jo vetëm izolim nga bashkësia ndërkombëtare, por në këtë mënyrë edhe zyrtarët nga Shqipëria po bëhen ndërkombëtarë dhe po futen në fillim të valles së izolimit të Kosovës për të dërguar kështu mesazh”, shoi Palokaj, raporton KOHA.

Lajme të ngjashme