Ndalimi i Danilos, Vuçiq ironizon me Kurtin: S’është kaq i guximshëm para meje - NACIONALE

Ndalimi i Danilos, Vuçiq ironizon me Kurtin: S’është kaq i guximshëm para meje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pasi Policia e Kosovës ndaloi djalin e tij, Danilon, për shkak të bluzës provokuese që e mbajti gjatë festës së Vidovdanit.

Vuçiq ka ironizuar me kryeministrin Kurti, me një humor ballkanas, duke thënë se në praninë e presidentit serb nuk është aq i guximshëm.

E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është përreth meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, një herë e një kohë, disa do të kishin frikë të zbrisnin atje me një bluzë me mesazhin "dorëzimi nuk është opsion", por djali i tij kaloi nëpër Prishtinë dhe shkoi në Graçanicë vetëm t'iu lutur Zotit.

Lajme të ngjashme