“Pagesën e kam bë, 4 mijë euro”, dëgjohet dëshmitari në rastin “Ukë Rugova II”
Dëshmitari Arif Ademaj, ka thënë se në lidhje me vizën italiane, i akuzuari Haxhi Islami së bashku me djalin e tij Besmirin, ia kishin sjellë pasaportën me vizë tek shtëpia dhe ky ia kishte bërë pagesën prej 4 mijë euro.
“Pasaporta m’u ka kthy me vizë, ma ka pru në shpi tem Haxhia me Besmirin, pagesën e kom bo ma herët fjala është një ditë më herët ose atë ditë kur ka dalë viza, pagesën e kam bo në shpi tem 4 mijë euro, prezent ka qenë edhe djali i tij kur ia kam dhanë paret”, deklaroi dëshmitari Ademaj.
Këtë deklarim, dëshmitari Ademaj e dha të mërkurën në gjykimin ndaj 15 të akuzuarve për mashtrim me viza, i njohur si rasti “Ukë Rugova II”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kujtojmë se ky është ndër rastet më të përfolura në vitet e fundit, në drejtësinë kosovare.