Pacolli s’e kontrollon entuziazmin, i jepet t’i sulmojë partitë politike: Tutna kanë me ia ndalu mërgatës m’u kthy në Kosovë - NACIONALE

Pacolli s’e kontrollon entuziazmin, i jepet t’i sulmojë partitë politike: Tutna kanë me ia ndalu mërgatës m’u kthy në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kënaqja e parakohshme del ta ketë kapluar në tërësi Fitore Pacollin, kandidaten e Vetëvendosjes për deputete, ku duke u thirrur në disa kuti votimesh nga konsulatat e Kosovës jashtë vendit – e merr për të mirëqenë se “me ka krejt” diaspora ka votuar për partinë e vet.

“Tash tutna kanë me kërku me ia ndalu mërgatës me u kthy në Kosovë 🤣 Mërgata paska vendos për Lëvizjen me ka krejt ❤️”, ka shkruar Pacolli.

Por, megjithatë – edhe në skenaret më ekstravagante dhe hipotetike ku VV po qe se i merr 80% të votës së diasporës, mund të shkojnë më së shumti në 50 deputetë.

Vota e përgjithshme e Vetëvendosjes në diasporë supozohet të jetë diku rreth 60%.

Lajme të ngjashme