Pacolli për situatën politike në vend: Kurti i di punët e veta
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur për situatën politike në vend, duke thënë se kryeministri “i di punët e veta”.
Pacolli ka thënë se nuk duhet polemizuar në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi.
“Nuk duhet tani me polemizuar Kosova, gjendet në një situatë delikate unë besoj se kryeministri e di këtë dhe kryeministri është duke u angazhuar që me u dhënë një drejtim zgjidhjes për Kosovën, që kishte me qenë me e favorshmja. Unë nuk do të doja të spekuloj me sanksione me krejt ato gjera të cilat edhe nuk i dojmë edhe nuk kisha dashtë që Kosovës t’i ndodh ajo.” – ka thënë ai për EO.
Pacolli ka thënë se Kurti i di punët e veta kur u pyet se a duhet të tërhiqet Kurti dhe t’i dëgjojë kërkesat e SHBA-së dhe BE-së.
“Kryeministri i din punët e veta edhe unë besoj se është detyrë e tij ai duhet të veproj sipas situatës.” – ka thënë ai.
