Pacolli për kontestin e Klanit me Qeverinë: Gjykatat po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre - NACIONALE

Pacolli për kontestin e Klanit me Qeverinë: Gjykatat po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i lumtur me vendimin e Gjykatës Komerciale për pezullimin e mbylljes së Klan Kosovës.

Ai ka bërë me dije se gjykata e Kosovës po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se gjykatat mbesin shpresa e vetme për bizneset në Kosovë.

Sot, një lajm i mirë! Gjykata Komerciale mori vendim për një masë të përkohshme që efektivisht pamundëson mbylljen e Klan Kosovës. Jam i lumtur që gjykatat në Kosovë, edhe pse me vështirësi, po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre si shpresa e vetme për bizneset në Kosovë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme