Pacolli mohon pretendimet e Qunit dhe Baljës: Ne ju bëjmë direkt oferta deputetëve, jo përmes të tjerëve - NACIONALE

Pacolli mohon pretendimet e Qunit dhe Baljës: Ne ju bëjmë direkt oferta deputetëve, jo përmes të tjerëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, i ka mohuar pretendimet e deputetëve Aton Quni dhe Duda Balje që njerëzit e VV-së i kanë kontaktuar dhe iu kanë ofruar favore të ndryshme në këmbim të votës së tyre për Albulena Haxhiun.

Ajo ka bërë me dije se deklarimet e tyre nuk janë të vërteta.

Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë 1, ajo ka treguar se qysh VV-ja iu qaset deputetëve tjerë.

E kam dëgjuar deklaratën e Qunit. Ai ka deklaruar që përmes një personi, që jeton diku jashtë Kosovës, i ka dhënë këtë ofertë. Ne z. Quni e shohim në Parlament, kështu që nëse ne i bëjmë ofertë direkte deputetëve, ne shkojmë në mënyrë direkte te deputetët. Ka deputetë edhe brenda VV-së edhe partive tjera që kanë komunikim të mirë me njëri-tjetrin. Edhe ne gjejmë deputetin që ka komunikim më të mirë më dikë edhe i themi “fol me të, shihe ku qëndron”. Po nuk organizojmë dikë prej jashtë”, ka deklaruar Pacolli.

Lajme të ngjashme