Pacolli jep dorëheqje nga AKR-ja, Vesel Makolli caktohet ushtrues detyre i presidentit
Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Aleancës Kosova e Re.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Makolli.
Në një prononcim për gazetën Blic, Makolli ka treguar se Pacolli e ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së
Në vend të tij ë caktuar ushtrues detyre i Presidentit të AKR-së, Vesel Makolli, i cili edhe e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Blic.
Makolli tha se në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) janë të njoftuar me ndryshimin.
“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa javësh dhe ne bazë te Statutit të partisë, me ka caktu Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Ne KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim”, ka deklaruar Makolli.