“Pa vetëdije dhe i paralizuar”: Pushteti e VV-ja reagojnë pas rrahjes së politikanit serb që vizitoi Prekazin
Politikani serb, Nikola Sanduloviq është në gjendje të rëndë pasi dyshohet që është rrahur nga shërbimi sekret serb, BIA. Para pak ditësh, ai ishte në Prekaz në nderim të familjes Jashari, derisa për dhunën ndaj tij, ka pasur shumë reagime edhe në Kosovë.
Ndër të parët që reagoi, ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Shefi i Qeverisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se është i brengosur për maltretimin që i është bërë liderit opozitar.
“Jam thellësisht i brengosur nga raportimet për sulmin dhe maltretimin e liderit opozitar serb Nikola Sanduloviq nga Shërbimi Sekret i Serbisë, një ditë pas kërkim faljes së tij publike për krimet e Serbisë në Kosovë. Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, z. Sanduloviq, sot pas trajtimit në qendrën spitalore të emergjencës është arrestuar dhe po mbahet në burg. Prokurori publik në Nish paska ngritur aktakuzë kundër tij për shkaktimin e mosdurimit racor dhe etnik kundër serbëve!” – ka thënë ai.
Postimin e njëjtë, e ka shpërndarë në llogarinë e saj edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndërkohë në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka bërë dy reagime në lidhje me këto zhvillime. Fillimisht, ai ka përmendur se Sankuloviq është shfaqur pa vetëdije dhe i paralizuar.
Në një postim tjetër në Facebook, Basha ka kërkuar reagim nga komuniteti ndërkombëtar lidhur me këtë rast.
“Kur kongresmeni Menendez e kishte pyetur se cila është perspektiva jonë me një partner si Vuçiqi që bashkëpunon me krimin dhe intimidon e kërcënon rival politik, Chollet kishte deklaruar se po e testojnë Vuçiçin!Tani që rivali politik serb Sanduloviç është torturuar nga aparati shtetëror serb vetëm pse ka kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare vazhdon me hesht!” – ka thënë ai.
Mbrëmë ndërkaq, ka shkruar edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila:
“Direkt nga libri i Milloheviqit, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i regjimit të Millosheviqit duke aplikuar metoda brutale ndaj atyre që pranojnë krimet e Serbisë në Kosovë”.
Straight from Milosevic’s playbook, Aleksandar Vucic, fmr Minister of Milosevic regime applying brutal methods to those admitting the truth of 🇷🇸’s crimes in 🇽🇰
— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) January 4, 2024
Vucic is century away from accepting the truth of committed crimes, while endangers the existence of those who do ⬇️ https://t.co/YtUKOj8sK1
Sanduloviq para pak ditësh vizitoi familjen Jashari në Prekaz. Prej atje, ai kërkoi falje për vetën, por edhe në emër të serbëve për krimet e kryera.
“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë.” – shkroi ai në Twitter.
I am the only politician from Serbia who came to pay his respects to the innocent Albanian victims, the Jašari family, at Prekazi. I apologized and asked for forgiveness on behalf of the Serbs who did not commit this.@CNN@albinkurti @aliciakearns @federicawoelk @VjosaOsmaniPRKS pic.twitter.com/Czl0pcJ8cR
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 2, 2024
Për këtë ngjarje ka folur vajza e politikanit, Klara Sanduloviç, e cila ka akuzuar agjentët e shërbimeve sekrete të BIA-s, se e dhunuan në zyrat e saj qendrore dhe në prezencë të kriminelit Milan Radoiçiq.
“…kur e takova babanë më tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe gjysma e agjentëve nuk mbanin maska dhe i tregonin fytyrën e tyre dhe babai tha se sa kriminelë të tmerrshëm ishin sa as identitetin nuk donin ta fshehnin. Përmendi dhe Milan Radoiçiç i cili ishte në atë moment në BIA.” – ka deklaruar ajo.