“Pa kompromis kurrë s’do të ketë përparim”: Ambasadori i ri britanik në Beograd pyetet për Kosovën - NACIONALE

“Pa kompromis kurrë s’do të ketë përparim”: Ambasadori i ri britanik në Beograd pyetet për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Destabiliteti nuk është në interes të askujt”, ka thënë ambasadori i ri Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, duke folur për tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe çështjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E kundërta është e vërtetë, u shpreh ambasadori, derisa shtoi se vendi që ai përfaqëson dëshiron që procesi i normalizimit mes Pristinës dhe Beogradit “të jetë i suksesshëm”.

Ferguson megjithatë është tejet realitet kur thotë se “gjetja e zgjidhjes është çështje që në rend të parë u takon qeverive në Beogradi dhe Prishtinë” duke shtuar edhe “qetësia, dialogimi i vazhdueshëm dhe gatishmëria për kompromis janë nevojë themelore”.

Sepse ka kompromis nuk do të ketë kurrë përparim”, ka thënë ambasadori britanik në Beograd.

Edward Ferguson i thotë agjencionit serb të lajmeve "Beta.rs" se sa i përket Kosovës, “nuk është sekret që Mbretëria e Bashkuar dhe Serbuia jo gjithmonë janë pajtuar” por se pajtohen “që është në interesin e gjithkujt që të ketë stabilitet dhe siguri” dhe se “është e domosdshme që të normalizohet marrëdhëniet”.

"Destabiliteti sigurisht nuk është në interesin e askujt. Është në interesin e të gjithëve që të shohim progres (në normalizim të marrëdhënieve). Ne e mbështesim plotësisht dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe SsBA-së. Ne dëshirojmë që ai proces të jetë i suksesshëm. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Pich, për t'i dhënë mbështetje shtesë atyre përpjekjeve, të cilave ne jemi plotësisht prapa. Ne presim një vizitë tjetër të Lord Pich në Serbi së shpejti", tha ai.

Lajme të ngjashme