"Pa alternativë", "Ligjet kundërkushtetuese nuk kalojnë": Gjykata Kushtetuese "mollë sherri" e përplasjes së pushtetit me opozitën - NACIONALE

"Pa alternativë", "Ligjet kundërkushtetuese nuk kalojnë": Gjykata Kushtetuese "mollë sherri" e përplasjes së pushtetit me opozitën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhuar me sulmet ndaj partive opozitare, PDK, LDK e AAK. Vetëvendosje përmes një shkrimi në Facebook, është marrë pësëri me dërgimin e ligjeve nga opozita në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se nuk po kanë alternativë dhe po i mbrojnë të “fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit”. Kjo ka shkaktuar reagimin e opozitës të cilët i kujtuan partisë në pushtet se “Qeveria nuk është mbi Kushtetutën”.

Sipas VV-së, dërgimi i ligjeve nga opozita në Kushtetuesë nuk është opozitëbërje, por “është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”.

“Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre.” – thuhet ndër të tjera në postimin e VV-së në Facebook.

Ndaj këtyre sulmeve të pushtetit, opozita nuk ka qëndruar e heshtur. Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje se Kushtetua mbetet mbi Qeverinë.

“Qeveria e REPUBLIKËS nuk është mbi Kushtetutën sepse vet REPUBLIKA është mbi qeverinë. Ndoshta, po ta shihte VV Republikën e Kosovës si të përhershme, e jo të përkohshme, nuk do t’i pengonte Gjykata Kushtetuese kaq shumë. As fakti që ligjet kundërkushtetuese nuk KALOJNË. Ndoshta, po ta projektonin të ardhmen e tyre në përhershmërinë e këtij shteti - do ta kuptonin dhe përhershmërinë e kushtetutshmërisë së tij. Por, kjo ‘ndoshta’ nuk ka kurrfarë rëndësie sot.” – ka shkruar mes tjeash Kica-Xhelili në reagimin e saj në Facebook.

Akuzave të VV-së i është përgjigjur edhe deputeti i PDK-së Abelard Tahiri. Tahiri ka shkruar në rrjete sociale se pushteti frikësohet nga ligjshmëria dhe kushtetuta.

“Vetëvendosja, pasi ka dështuar në qeverisje në këto tri vjet, paska filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita. Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqeka opozita jonë me rrugë institucionale, opozita jonë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e tyre të mbrapshta. Ata frikësohen nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik.” – ka thënë ai mes tjerash.

Bilall Sherifi, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, po ashtu ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për sulmet e tyre rreth opozitës.

Sherifi ka akuzuar partinë në pushtet se Vetëvendosja e shpall Gjykatën Kushtetuese “të kapur nga opozita” vetëm kur ia rrëzon qeverisë së VV-së ligjet

Ndërsa në rastin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Sherifi ka akuzuar VV-në se “kërkon shpëtim nga po ajo Gjykatë të cilën e konsideron të kapur nga opozita”.

Lajme të ngjashme