OVL e UÇK-së i reagon VV-së: Përmendi vetëm Rexhep Selimin, kjo është e ulët - NACIONALE

OVL e UÇK-së i reagon VV-së: Përmendi vetëm Rexhep Selimin, kjo është e ulët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se e mbështesin marshin solidarizues për ish-krerët e UÇK-së që ndodhën në Hagë, mirëpo në njoftimin e tyre kanë përmendur vetëm Rexhep Selimin duke mos përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e të tjerët.

Faton Klinaku i OVL UÇK-së ka reaguar duke thënë se organizata e tij e ka qenë dhe është kundër Gjykatës Speciale, pasi që sipas tij konsiderojnë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë.

Tutje Klinkau ka thënë se përmendja e Rexhep Selimit nga LVV-ja, është e ulët dhe është kundër të vërtetës dhe historisë.

Postimi i plotë:

Si OVL UÇK kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë.

Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë.

Lajme të ngjashme