Osmani uron Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së BE-së: Mezi presim të punojmë së bashku
Suedi ka marrë kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.
Me këtë rast Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Suedinë ku ka thënë se mezi presin të punojnë së bashku në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Suedia sot e ka marrë kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Europian, e cila ndryshon një herë në 6 muaj.
Në këtë rast Suedia do ta marrë nga Çekia, Presidencën e BE-së të njohur si Presidenca e Këshillit të BE-së.
Wishing our Swedish partners a successful Presidency of the EU Council.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2023
We look forward to working together to meet our shared @sweden2023eu objectives, to bring Kosovo closer to the EU & to strengthen unity against efforts to undermine our common values and interests.
