Osmani takon Përfaqësuesin e posaçëm të Francës: Flasin për dialogun - NACIONALE

Osmani takon Përfaqësuesin e posaçëm të Francës: Flasin për dialogun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.

Troccaz është takuar me kryeministrin, Albin Kurti, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Për këtë takim në platformën X më shumë detaje ka treguar ambasadori francez, Olivier Guerot.

Shumë i nderuar të pres Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu për një shkëmbim të parë me të dërguarin special të Francës René Troccaz @troccazrene. Shkëmbim shumë i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për mbështetjen Francës në nivelin më të lartë për dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Guerot.

Lajme të ngjashme