Osmani takon kryeministrin britanik: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, po vazhdon takimet në kuadër të Samitit të Granadës. Pas takimeve me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Osmani ka takuar edhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
Në një postim në X, Osmani ka treguar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse.
“Ne jemi falënderues që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë që t’i mbajmë kufijtë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë aktet tjera të agresionit.” – shkroi ajo.
I appreciated the opportunity to brief PM @RishiSunak on the security situation in Kosovo following Serbia's act of aggression.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 5, 2023
We're thankful that UK forces are helping us keep our border secure so that we can prevent further acts of aggression.
Serbia must be held accountable pic.twitter.com/jgnQUjBJbd