Osmani takon kryediplomaten BE-së: Ritheksova heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Nju Jork përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Osmani ka bërë me dije se me kryediplomaten evropiane ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se ka kërkuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon. Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka shkruar Osmani.