Osmani takon Beçiroviqin: Drejtësia dhe paqja, prioritete të përbashkëta për Kosovën e Bosnjën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviq.
Sipas njoftimit nga Osmani në këtë takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, duke shtuar se kjo i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
“Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO.”
“Në takimin me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Bećirović, potencuam se thellimi i bashkëpunimit midis vendeve tona i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajoint tonë në përgjithësi.” – ka shkruar Osmani.