Osmani takon ambasadorin amerikan, vazhdon me qëndrimet edhe-edhe
Institucionet e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerika “kanë të njëjtin qëllim”: shtensioniin e situatës në veri të vendit. Me këtë mesazh e përmbyll njoftimin për takimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenuier, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani, e cila ka mbajtur një pozicion të paqart e në një vijë tejet të hollë ekuilibruese në mes të qëndruarit deklarativisht për bashkërendim të veprimeve me aleatët jetikë të vendit si ShBA dhe kursit të dënuar dhe të sanksionuar nga ShBA dhe BE të qeverisë kosovare për instalimin me forcë të tre kryetarëve të rinj në veri dhe mospërfilljes së kërkesave perëndimore për shtensionim, ka njoftuar për takimin e saj të rradhës me Hovenier-in.
“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit.