Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për dialogun me Serbinë - NACIONALE

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për dialogun me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-ve, Jeff Hovenier.

Në takimin e rregullt, që Osmani e zhvillon me ambasadorin, u tha se u fol rreth zhvillimeve të fundit.

Me theks të veçant, në komunikatën e presidencës përmendet dialogu me Serbinë, si dhe bashkëpunimi ndërshtetëror e koordinimi i vazhdueshëm.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti, pritet të takohet me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq më 18 mars, në Ohër. Aty ku pritet të diskutohet rreth implementimit të marrëveshjes së dakorduar në Bruksel.

Lajme të ngjashme