Osmani: Sonte rikthyem besimin se Kosova mund të udhëhiqet pa urrejtje, pa përçarje e pa frikë
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku thekson nevojën për unitet dhe një qasje të re politike në vend.
“Sonte rikthyem një besim: se Kosova mund të udhëhiqet pa urrejtje, pa përçarje dhe pa frikë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se shteti duhet të ndërtohet me dije, dinjitet dhe aleanca, duke shtuar se politika duhet të bashkojë qytetarët dhe jo t’i ndajë ata.
“Shteti ndërtohet me dije, me dinjitet dhe me aleatë. Politika duhet t’i bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata. E ardhmja nuk fitohet duke prodhuar kriza, por duke ndërtuar shpresë”, ka shkruar ajo.
Në fund të mesazhit të saj, Osmani ka bërë thirrje për bashkim rreth këtij vizioni për Kosovën.