Osmani reagon më në fund për lajmin skandaloz të RTK-së: E refuzoj gjuhën që rrezikon jetën e të tjerëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar, më në fund, për raportimin skandaloz të RTK-së, ku dy media u cilësua se paguhen nga Serbia.
Ajo ka thënë se e refuzon gjuhën e cila në emër të lirisë së shprehjes, rrezikon lirinë e tjetrit.
“Sinqerisht, me nis me ragu sa here RTK-ja ka publikuar artikuj ku mua më shpallën bashkëpunetore të Putinit. S’po më duket që ka pasur reagim nga të tjerët. Si parim. Është e pamundur me secilin artikull të merremi. Si parim, si presidente refuzoj çdo lloj gjuhe e akuze e cila në emër të lirisë së shprehjes, e vendos në rrezik jetën e të tjetrit. Këto janë parime të Gjykatës Kushtetuese. Liria vlen derisa ti nuk e rrezikon lirinë e tjetrit. Dinjitetin e tjetrit”, tha Osmani, raporton Nacionale.
“Me institucionet e sigurisë e diskutoj, si të mbrohen të gjithë gazetarët në mënyrë që ata ta bëjnë punën e tyre të lirë pa asnjë presion, e aq më pak duke pasur frikë. Në këtë kontekst, punojmë vazhimisht. Pa përmendur emra, pa përmendur media. Parimi vlen për të gjithë. Shpresoj që të njëjtat parime t’i zbatoni edhe ju. Shohim në media ku ftohen persona, paraqiten si ekspertë, dhe akuzojnë presidenten për spiunazh, e këto lajme prodhohen e riprodhohen. Akuzë më të rëndë për jetën për spiunazh, nuk ka ndodhur kurrë. Ballafaqohemi me të tilla çdo ditë”, tha ajo.
“Inkurajoj edhe gazetarët, kurdo që mendojnë që përdoren shpifje që rrezikojnë jetën e tyre, të përgatisin lëndët duke u bazuar në parimet e GJENDJ. Ne do të bëjmë çmos me institucionet e sigurisë, e bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë si të sigurohemi që secili gazetar të ndihet I sigurt. Mospajtimet e kritikat janë të mirat për demokracinë”, theksoi Osmani.
Ajo u pyet edhe për Projektligjet për KPM-në dhe KPK-në, për të cilat deklaroi se nuk kanë shkuar në presidencë ende.
Osmani pretendoi se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë asnjëherë nuk kanë kërkuar takim për të diskutuar shqetësimet e tyre rreth ligjit për KPM-në.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes konsultative me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Ajo ka thënë se janë katër data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Me kryetarët e subjekteve politike, është hera e parë në historinë parlamentare të po mbajmë konsultime për zgjedhje të rregullta. Mendoj që është pozitivtet në kontekst të stabilitetit politik në vendin tone. Kemi ftuar partitë politike për të shprehur qëndrimet e tyre rreth zgjedhjeve. Sipas Ligjit janë katër data: 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti. Diskutimi ynë ishte në kontekst të këtyre dative. Kishte preference. Disa parti preferuan 26 janarin, ka 3-4 tjera 9 shkurti, 2-3 të tjera 16 shkurtin, dhe të tjerat nuk kishin preference. Ende jemi brenda afatit të konsultimeve, mirëpo nga data 26 korrik e tutje presidentja fiton të drejtën me bë shpalljen e zgjedhjeve. Afatet ekzistojnë meqënëse nga partitë politike, nuk kishte kërkesë për konsultime shtesë. U pajtuam si presidencë ta bëjmë analizën e të gjitha dative, që edhe ta bëjmë publike datën e zgjedhjeve.” – ka thënë ajo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me mungesën e pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti, njëherit kryetar i Vetëvendosje, në takimin e sotëm ku u diskutua për zgjedhjet parlamentare dhe datën e mundshme rreth mbajtjes së tyre.
Osmani para mediave ka thënë se takimi ka qenë në nivel kryetarësh dhe se partitë kanë qenë të informuara për këtë.
“Unë nuk e kam parë që dikush e ka quajtur bojkot mospjesëmarrjen e kryetarit të VV-së në këtë rast, dhe pse siç e dini të gjitha kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve të partive,dhe nënkryetari i VV-së, z.Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri që të vijë në takim, mirëpo meqenëse të gjitha partitë kanë qenë të informuara për nivel të kryetarëve, këtë parim e kemi mbajtur të gjithë.” – ka thënë presidentja, transmeton Nacionale.
Tutje, ajo ka supozuar që Kurti është në zyrën e tij, duke thënë se aty mund t’i shtrohet pyetja se pse mungoi pasi që sipas saj, nuk i dijnë arsyet.
“Sot nuk ka qenë prezent kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ne s’i dijmë arsyet, mnd ta pyesni drejtpërdrejt, po supozoj që është në zyrë, kështu që mund të shkoni edhe ta pyesni.” – ka thënë ajo.