Osmani pritet nga presidenti i Francës në Samitin e Frankofonisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Kjo me rastin e Samitit të Frankofonisë.
Postimi:
Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.
Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!