Osmani: Pjestarët e Ushtrisë që parakalojnë para nesh janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë - NACIONALE

Osmani: Pjestarët e Ushtrisë që parakalojnë para nesh janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Vendit Vjosa Osmani, ka thënë se sot janë mbledhur për të festuar një tjetër vit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo edhe në këtë fjalim që është mbajtur para parakalimit të FSK-së, ka thënë se pjestarët e FSK-së që do të përkalojnë sot, e që sipas saj janë pjesa më e ndritshme e historisë.

Jo rastësisht trupat e FSK-së do të parakalojnë në tre sheshe emblematike. Sikur Ushtria jonë që na bënë krenare, ashtu edhe Policia e Kosovës e cila u përball me angazhim të shtuar për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit ka treguar përkushtim. Republika jonë mbanë vulën e sakrificës. Kuadratet e Ushtrisë që parakalojnë para nesh janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë të re, dhe ndërlidhja e dy periudha historike që i dhanë udhë lirisë sonë shtet-ndërtimit dhe shtet-formimit. Republika e Kosovës është e përjetshme, dhe duhet vazhduar ta ruajmë atë”, ka thënë Osmani

Lajme të ngjashme