Osmani nga Peja: Kosova ecën përpara me punë, jo me kriza e kaos
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarë në Pejë, ku ka theksuar rëndësinë e këtij qyteti në historinë dhe zhvillimin e Kosovës.
Osmani e cilësoi Pejën si qytet që “frymon liri” dhe që, sipas saj, ka dhënë shumë për Kosovën, duke qëndruar gjithmonë në mbështetje të vlerave të shtetit.
“Në këtë qytet të Rugovës, ku fjala e besa ka peshë, qytetarët e dinë mirë se kush punon dhe kush ka vetëm fjalë boshe”, shkroi Osmani mes tjerash.