Osmani nga Beogradi flet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë - NACIONALE

Osmani nga Beogradi flet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po qëndron në Beograd, në një vizitë zyrtare në rolin e Kryesuesit të OSBE-së

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, në mes të Beogradit ka ngritur çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Të adresohen çështjet e integrimit të mëtejmë të komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe, përmes planit shtatë pikash si dhe të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet lidhur me pasivizimin e adresave që shpresojmë të adresohen brenda kornizës kushtetuese të Serbisë”, ka thënë Osmani.

Osmani mes tjerash në konferencën për media tha se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Në këtë kontekst iu referua edhe rëndësisë së takimit i cili u mbajt në Ohër me çka edhe më tej u hap rruga për normalizimin e marrëdhënieve.

Lajme të ngjashme