Ali Ahmeti për herë të parë flet në gjuhën maqedonase: Uron festën e Kirilit dhe Metodit - NACIONALE

Ali Ahmeti për herë të parë flet në gjuhën maqedonase: Uron festën e Kirilit dhe Metodit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për herë të parë ka folur në gjuhen maqedonase, teksa ka uruar festën e Kirilit dhe Metodit.

Me anë të një videoje, Ahmeti uruar bashkëqytetarët e tij maqedonas, në frymën e shoqërisë multietnike që po ndërtojnë së bashku dy komunitetet më të mëdha etnike në Maqedoninë e Veriut.

Në frymën e shoqërisë multietnike që po ndërtojmë së bashku, le të kujtojmë në këtë ditë të rëndësishme se bashkërisht marrim përsipër obligimin që ta ruajmë, ushqejmë dhe avancojmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase në të njëjtën mënyrë siç bëjmë për veçantinë e identitetit maqedonas”, Ahmeti thotë në videomesazh.

Ju kujtojmë se kreu i integristëve, ndonëse e ka ditur dhe folur gjuhën maqedonase, në media gjithmonë është prononcuar shqip.

Lajme të ngjashme