Osmani në Kuvend: Politikat duhet të jenë në interes afatgjatë, jo për vota, për zgjedhje e numra në sondazhe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Qysh në hyrje të saj, Osmani ka përmendur zgjedhjet dhe ngritjen e numrave nëpër sondazhe. Sipas kryetares së shtetit, “ajo që dëshmon zhvillimin e pjekurinë e shtetit, është kur sigurohen që politikat të pasqyrojnë atë që është e drejtë, e jo politikisht e përshtatshme”.
Tutje, ajo ka përmendur edhe votat, zgjedhjet e numrat në sondazhe.
“Atë që është e duhur, e jo atë që tingëllon bukur. Atë që është në interes shtetërore afatgjatë, e jo në interes të votave të një palë zgjedhjesh, atë që e ngrit shtetin tonë lartë, e jo atë që ngrit vetëm numrat në sondazhe.
Vizioni largpamës është ajo që gjithmonë ka dalluar liderët e vërtetë, jo vetëm në Kosovë, por kurdo në botë.” – tha Osmani, transmeton Nacionale.
Vlen të theksohet se Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë seancë.
Ndërkaq, një pjesë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhen në Kuvend.