Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së që Serbia t'i largojë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën - NACIONALE

Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së që Serbia t'i largojë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur deklaratën e administratës Biden që Serbia t’i tërheqë forcat nga kufiri.

Osmani përmes një shkrimi në Twitter, ka bërë të ditur se ka mirëpritur edhe thirrjet e ShBA-së ndaj Serbisë që t’i mbajë përgjegjës ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë. ShBA-ja po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.” - ka shkruar Osmani.

Osmani ndër të tjera ka shkruar se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me ShBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë.

"Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi."- ka përfunduar Osmani.

Lajme të ngjashme