Osmani: Marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete për Kosovën - NACIONALE

Osmani: Marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur optimiste për takimin e Ohrit.

Pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, ajo ka thënë se marrëveshja do të sjell rezultate konkrete dh të prekshme për Kosovën.

Republika e Kosova do të vazhdoj të angazhohet me dialog me përkushtim të plotë dhe me qasje konstruktive siç ka bërë përgjatë gjithë këtij procesi, sidomos tani duke kuptuar momentumin e rëndësishëm që paraqet takimi në Ohër”, ka thënë ajo.

Ajo ka deklaruar se Kosova beson në një marrëveshje.

Ne besojmë se një marrëveshje të drejtë e gjithëpërfshirëse ku përfshihemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqen afatgjate, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi si dhe me shpresën për një rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për të penguar këtë rezultat nëpërmjet kushtëzimit mund ta dëmtoj pastaj tërësisht procesin e dialogut”, është shprehur Osmani.

Ajo ka treguar përfitimet që ka Kosova nga një marrëveshje e mundshme.

Pritshmëria nga ana ime si presidente është që marrëveshja të sjellë rezultate konkrete, të prekshme për Kosovën, do të sigurojë integrimin e Kosovës në proceset euroatlantike, integrimin gjithëpërfshirës të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Kjo do të rezultojë më pas me shpërbërje të menjëhershme të të gjitha strukturave ilegale serbe. Po ashtu kjo marrëveshje përfshin parime të rëndësishme të marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat do ta shtrojnë rrugë drejt njohjes reciproke”, ka deklaruar Osmani.

Më tej, e para e shtetit të Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja duhet ta respktojë Kushtetutën e Kosovës.

Është me rëndësi që rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti si dhe funksionaliteti i brendshëm i Republikës së Kosovës të ruhen me çdo kusht. Është thelbësore që çdo marrëveshje të jetë e zbatueshme dhe të mbështetet nga i gjithë populli, si dhe të miratohet në Kuvend në mënyrë transparente dhe efektive”, ka theksuar Osmani.

Lajme të ngjashme