Osmani: Lirinë e fituam kur qeverisnin demokratët, pavarësinë kur ishin republikanët - NACIONALE

Osmani: Lirinë e fituam kur qeverisnin demokratët, pavarësinë kur ishin republikanët

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të pesë nëntorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin aleati më i rëndësishëm strategjik i vendit.

Sipas RTK, Osmani në një deklaratë për media të martën është pyetur mbi ndikimin e zgjedhjeve amerikane në Kosovë.

Ajo ka theksuar se vendi fitoi lirinë kur në qeverisje ishin demokratët, dhe pavarësinë kur ishin republikanët.

“E kemi fituar lirinë kur në qeverisje kanë qenë demokratët, derisa kur kemi fituar pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Pra, Kosova vërtetë ka qenë shtet i bekuar me përkrahje bipartizane (dypartiake) amerikane. Është vendim i popullit amerikan, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që do të zgjidhet. Me rëndësi është që SHBA-të vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë të jetë edhe pas kësaj date.”
- citohet se ka thënë presidentja.

Të gjitha detajet rreth zgjedhjeve në ShBA, mund t’i lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme