Osmani, Kurti, Gërvalla i gëzohen kalimit të fazës së parë të anëtarësimit në KiE
Tashmë është kaluar nga faza e parë e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka njoftuar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u shpreh e bindur se në këtë organizatë ndërkombëtare do të valojë edhe flamuri i shtetit të Kosovës. Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu gëzua kalimit në fazën e parë të këtij aplikimi, bashkërisht me ministren e jashtme, Donika Gërvalla.
“Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare”, shkroi Kurti, deris shtoi se Kosova do të jetë vlerë e shtuar në KiE.
“Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”.
Donika Gërvalla e quan “hap historike”
“Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, shkroi Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.
Mbetet edhe shumë punë për të bërë, tha megjithatë Gërvalla dhe se procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe plot sfida. “Por Republika e Kosovës në fund të procesit do ta zërë vendin e saj të merituar si anëtare e Këshillit të Evropës”, u shpreh ajo.
Kosova kishte dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në muajin maj të vitit të kaluar pas përjashtimit të Federatës Ruse nga kjo organizatë. Që nga atëherë ky aplikimi kishte qëndruar në sirtarët e kësaj organizate. Kujtojmë se ky aplikacion kishte mbetur peng dhe kishte qenë i kushtëzuar nga shtetet më aleate të Kosovës derisa kjo e fundit të adoptonte një qëndrim më kontstruktiv në lidhje me Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.
Tashmë Kosova e ka pranuar Asociacion si obligim ndërkombëtar të saj edhe në Marrëveshjen e Ohrit, ku pritet edhe që paraqes një draft-Statut më 2 maj, gjë që tregohet gjithashtu edhe me zhbllokimin e aplikimit të saj në Këshillin e Evropës, gjë që ndau saktësisht sot.