Osmani: Këta trima e trimëresha që do të parakalojnë sot, do të jenë përjetë në mbrojtje të lirisë
Presidentja Vjosa Osmani nga fjalimi në ceremoninë e Parakalimit të FSK-së, ka thënë se ushtarët e saj janë forca të paqes.
Osmani ka thënë se Kosova është trashëgimi e përjetshme e heronjve e martirëve.
Ajo tutje u shpreh se forcat e FSK-së do ta mbrojnë përjetë lirinë e vendit.
“Kosova është e pavarur, është trashëgimi e përjetshme e heronjve e martinëve tanë, e mishëruar më së miri në trimat e trimëreshat që sot do të përakalojnë në këtë paradë të FSK-së dhe policisë. Të nderuar aleatë, këto forca që do të parakalojnë sot, janë forca të paqes, janë në mbrojtje të paqës, por do të jenë sot e përjetë në mbrojtje të lirisë së larë me gjak, me çdo kusht e çdo çmim në mbrojtje të saj." - u shpreh ajo.