Osmani kërkon thellim të raporteve me Islandën
Gjatë vizitës në Islandë, presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson, të cilin e ka falënderuar për mbështetje e Islandës për Kosovën.
Zyra e Presidencës ka bërë me dije se në takim shefja e shtetit ka potencuar rëndësinë që kjo mbështetje e Islandës për Kosovën në arenën ndërkombëtare të vazhdojë edhe më tej.
“Në këtë frymë, Presidentja ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellim të bashkëpunimit dypalësh përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke potencuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, në këtë kohë përcaktuese për Evropën. Presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar”, është thënë në njoftimin e Presidentes.
Më tej, Osmani ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë.
Gjatë kësaj vizite zyrtare në Islandë, Presidentja Osmani është takuar edhe me presidentin dhe kryeministren e këtij shteti