Osmani: I siguroj qytetarët që çdo kapacitet që e kanë institucionet tona po shfrytëzohen në maksimum
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar gjatë një intervite në Radio Televizionin e Kosovës se pas sulmeve terroriste në veri po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet në maksimum dhe se në këtë drejtim po punohet edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Nuk mund të zbuloj detaje të informatave që marrim nga institucionet e sigurisë, por i siguroj qytetarët që çdo kapacitet e potencial që e kanë institucionet tona po shfrytëzohet në maksimum. Secili koordinim po bëhet. Po punojmë me shtetet aleate, me aleatin kryesor Amerikën." - ka deklaruar Osmani.
"Me drejtorin e AKI-së dhe institucionet e tjera jam në kontakt të përditshëm. Natyrisht që në minutat e para jam koordinuar me partnerët tanë që të gjithë ata t’i jepin përkrahje Kosovës. Me rëndësi është që në momente të tilla t’i bashkojmë forcat të gjithë." - ka thënë më tej e para e shtetit.